• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BE bën thirrje për pauza humanitare në Gazë për shkak të fushatës për vaksinim kundër paralizës së fëmijëve

BE bën thirrje për pauza humanitare në Gazë për shkak të fushatës për vaksinim kundër paralizës së fëmijëve

Bruksel, 29 gusht 2024 (MIA) - Vendet-anëtare të Bashkimit Evropian sot kërkuan një pauzë humanitare në luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gazë për të mundësuar fillimin e fushatës për vaksinim kundër paralizës së fëmijëve.

Në kumtesën e përbashkët nga BE-ja theksohet se është shqetësues fakti se në Gazë në korrik u zbulua një rast i paralizës së fëmijëve, rasti i parë pas 25 viteve.

"Një epidemi duhet të shmanget midis një popullate tashmë të dobësuar nga më shumë se 10 muaj luftime dhe shpërngulje, ushqim i pamjaftueshëm, mungesa e shërbimeve bazë shëndetësore dhe kushteve të këqija dobëta, por edhe për shkak të përhapjes së mëtejshme të mundshme të virusit ndërkombëtarisht."

BE i bashkohet thirrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për pauza urgjente humanitare në Gazë për të lejuar zbatimin e fushatës së vaksinimit ndaj poliomielitit. Dy raunde të fushatës pritet të zhvillohen në javët e ardhshme në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF-in, duke dhënë dy pika të vaksinës së re orale ndaj poliomielitit tip 2 për më shumë se 640,000 fëmijë nën moshën dhjetë vjeç.

BE mirëpret dorëzimin e më shumë se 1,2 milionë vaksinave orale të poliomielitit, si dhe bashkëpunimin e Izraelit në dërgimin e vaksinave në Gazë dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm nga të gjitha palët me OBSH-në, UNRWA dhe UNICEF-in për zbatimin e vaksinimit. “Angazhimi për pauza humanitare nga të gjitha anët do të jetë çelësi për zbatimin e suksesshëm dhe në kohë të këtyre fushatave emergjente. Mbrojtja e institucioneve shëndetësore dhe punonjësve të tyre, si dhe sigurimi i qajses së sigurt për fëmijët dhe familjet në vendet e vaksinimit, do të jenë thelbësore për këtë proces”, thuhet në kumtesën.

Në të gjithashtu kujtohet se BE-ja vazhdimisht përsërit shqetësimin e saj për situatën katastrofike në Gazë dhe mbështet negociatat në vazhdim për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e të gjithë pengjeve. BE-ja dhe vendet e saj anëtare janë së bashku donatori më i madh i ndihmës humanitare për Gazën. BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar për të ofruar ndihmë dhe mbështetje humanitare për palestinezët e prekur nga lufta në Gazë, duke përfshirë vazhdimin e operacioneve të Urës ajrore humantire të BE-së, rritjen e mjeteve për të mbështetur institucionet shëndetësore dhe ndihmën përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, si dhe për aktorët humanitar – si agjencitë e OKB-së ashtu edhe OJQ-të – në terren. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR