• e premte, 27 dhjetor 2024

BBC: Grupi i mercenarëve "Vagner" do të shpallet si grup terrorist në Britaninë e Madhe

BBC: Grupi i mercenarëve

Londër, 6 shtator 2023 (MIA) - Kompania private ushtarake ruse "Vagner" do të shpallet organizatë terroriste nga ana e Qeverisë britanike, njofton BBC, duke iu referuar projekt-dokumentit.

Propozimi parashikon mundësi që prona e Vagner të kategorizohet sikur i takon një organizate terroriste dhe ta sekuestrojë. Në mënyrë plotësuese, nga pikëvështrimi i legjislacionit britanik, do të bëhet ilegal anëtarësimi në "Vagner" dhe të shprehet përkrahje.

Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Suela Braverman deklaroi për BBC se Vagner mbjell "dhunë dhe shkatërrim... dhe mjet ushtarak të Vladimir Putinit". "Ata janë terroriste", theksoi Braverman.

Shpalla e "Vagner" si organizatës terroriste do të thotë se tani do të ketë vepër penale që në atë shtet të reklamohet kompania ushtarake private, të organizohen ngjarjet e saj dhe të shfaqet logoja e saj në vende publike. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR