• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bazeli do të jetë nikoqir i Eurovisionit në vitin 2025

Bazeli do të jetë nikoqir i Eurovisionit në vitin 2025

Bazel, 30 gusht 2024 (MIA) - Zgjedhja për këngën e Eurovisionit do të mbahet vitin e ardhshëm në Bazel-qytet në Zvicër që është afër me kufirin me Gjermaninë dhe Francën, vendosën të premten organizatorët - Korporata Zvicerane e Transmetimeve (SRG) dhe Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU).

 Qyteti e fitoi Gjenevën për të pritur konkursin muzikor popullor, ndërsa aplikoi me moton "Kapërcimi i kufinjve".

 Rajoni kufitar i Gjermanisë, gjithashtu, planifikon të përfitojë nga konkursi popullor i këngës - dhe prefekti i qytetit Lorah, që ndodhet në më pak se 10 kilometra larg Bazelit, loboi fort që qyteti fitues të zgjidhej në vend të Gjenevës.

 Në Bazel çmimet e hotelit tashmë rriten në disa qindra euro për natë – madje edhe para shpalljes së fituesit. qa/

Foto: Eurovisioni

 

QËNDRONI TË LIDHUR