• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Baza ushtarake amerikane në pjesën jugore të Sirisë sulmohet me dronë

Baza ushtarake amerikane në pjesën jugore të Sirisë sulmohet me dronë

Uashington, 19 tetor 2023 (MIA) – Baza ushtarake në Sirinë jugore ku trupat amerikane trajnonin ushtarë në kuadër të fushatës kundër Shtetit Islamik është sulmuar sot me dronë, kumtuan dy zyrtarë të lartë amerikanë.

"Njëri nga dronët është rrëzuar, por tjetri ka shkaktuar dëme të vogla", tha një nga zyrtarët i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Sulmet vijuan pas disa sulmeve të ngjashme me dronë ditëve të fundit në bazat e SHBA-së dhe koalicionit në Irak.

Aktivistët e opozitës siriane thanë se sulmi me dronë është kryer mbi një objekt nafte në pjesën lindore të Sirisë ku janë të vendosur trupat amerikane.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR