• e premte, 27 dhjetor 2024

Bauer: Ukraina nuk do të marrë aeroplanë F-16 nga NATO-ja derisa zgjat kundërofensiva

Bauer: Ukraina nuk do të marrë aeroplanë  F-16 nga NATO-ja derisa zgjat kundërofensiva

Bruksel, 5 korrik 2023 (MIA) - Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, oficeri i marinës holandeze, Rob Bauer, i ka “ftohur” ukrainasit për mundësinë që vendi të marrë aeroplanë luftarakë nga Perëndimi gjatë kundërsulmimit të saj të tanishëm. 

"Diskutimi për gjuetarët është i rëndësishëm, por nuk do të zgjidhet në një afat të shkurtër, derisa zgjat  kundërofensiva", tha Baurir për radio stacionin britanik LBC, të transmetuar nga "Kiev Independent". 

"Trajnimi i pilotëve, trajnimi i teknikëve, sigurimi se ekziston një organizatë logjistike që në fakt mund t'i mirëmbajë këto aeroplamë, nuk do të jetë në dispozicion para përfundimit të kësaj kundërofensive", shtoi ai. 

Qëndrimi i Bauerit vjen pasi një numër vendesh, përfshirë SHBA-në, Danimarkën dhe Holandën, janë bërë më të hapura për dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Ukrainë. 

Danimarka javën e kaluar ka filluar trajnimin e pilotëve ukrainas të aeroplanëve gjuetarë  F-16. Danezi u.d  ministër i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen,   më 26 qershor gtha se Kopenhaga "ka ndërmarrë një hap për fillimin me trajnim dhe edukim të mëtejshëm të pilotëve ukrainas". 

Megjithatë, dorëzimi i aeroplanëve deri te  ushtria ukrainase nuk është konfirmuar plotësisht. Që kjo të ndodhë, Poulseni aludoi se do të ndiqte udhëheqjen e SHBA-së në mundësimin e aeroplanëve të tillë. 

 "Ka indikacione të forta se këto përpjekje nuk po zhvillohen aq shpejt sa munden. Mungesa e fuqisë ajrore për mblështetjen e kundërofensivës do të thotë më shumë viktima në fushën e betejës", përfundon ai. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR