Bastisje policore në tre lokacione në veri të Kosovës lidhur me sulmin në Banjskë
- Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në tre lokacione të ndryshme në veri të Kosovës, të cilat janë të lidhura me rastin në Banjskë, respektivisht me sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në veri të Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Besnik Shuki
- 15:40, 11 tetor, 2023
Prishtinë, 11 tetor 2023 (MIA) - Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në tre lokacione të ndryshme në veri të Kosovës, të cilat janë të lidhura me rastin në Banjskë, respektivisht me sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në veri të Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Lajmin për mediumet e konfirmoi zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili informoi se bastisje po bëhen në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan.
Elshani nuk dha informata nëse është gjetur ndonjë provë e re lidhur me rastin.
Në sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë është vrarë polici Afrim Bunjaku. Pastaj në aksionin e policisë rreth Manastirit në Banjskë, janë vrarë tre sulmues, ndërsa të tjerët kanë arritur të ikin. bsh/