Bastisje në 27 lokacione, janë arrestuar 15 persona, janë shkatërruar tre grupe kriminele të involvuara në tregti të palejueshme me drogë dhe armë
- Sektori për asgjësim të krimit të organizuar dhe serioz në koordinim me Sektorin për operacione speciale policore dhe me pjesëmarrje të ekipeve nga Drejtoria e doganës, nën kryesimin e prokurorit kompetent publik nga PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot, pas hetimit disamujor kriminalistik, kreu aksion të koordinuar policor, në të cilin u asgjësuan tre grupe të organizuara të krimit të përbëra nga persona nga Shkupi, të cilët një periudhë më të gjatë kohore ishin të involvuar në kryerje të veprave penale nga fusha e tregtisë së palejueshme me drogë dhe armë.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:25, 17 maj, 2023
Shkup, 17 maj 2023 (MIA) - Sektori për asgjësim të krimit të organizuar dhe serioz në koordinim me Sektorin për operacione speciale policore dhe me pjesëmarrje të ekipeve nga Drejtoria e doganës, nën kryesimin e prokurorit kompetent publik nga PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot, pas hetimit disamujor kriminalistik, kreu aksion të koordinuar policor, në të cilin u asgjësuan tre grupe të organizuara të krimit të përbëra nga persona nga Shkupi, të cilët një periudhë më të gjatë kohore ishin të involvuar në kryerje të veprave penale nga fusha e tregtisë së palejueshme me drogë dhe armë.
"Pas Urdhrave për bastisje, të dhëna nga Gjykatësi për procedurë paraprake, janë kryer bastisje në gjithsej 27 lokacione në Shkup, dhe janë privuar nga liria 15 persona, të moshës prej 20 deri 54 vjeç, të gjithë nga Shkupi, përderisa për tre të tjerë (Z.N., E.SH. dhe SH.S.) po gjurmohet. Gjatë bastisjeve, në disa lokacione janë gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe marihuanë të cilat janë lëndë e ekspertizës, municion, pistoletë, automjete motorzuese, shumë më e madhe e parave në deviza dhe denarë, telefona celularë", informuan nga MPB.
“Sektori për luftimin e krimit të organizuar dhe të rëndë, në koordinim me bastisjet e kryera dhe sendet e gjetura, si dhe në bazë të provave materiale të siguruara paraprakisht, sot në PTHP për NKOK, kumtuan nga MPB, parashtroi padi penale kundër 18 personave nga Shkupi, në total për 20 vepra penale kundër S.R.(26), R.N.(20), A.B.(37), D.G.(39), E.A.(23), Z.N. (35), GJ.A.(34), M.B.(33), E.Sh.(25), Sh.S.(31), A.R.(23) dhe B.A.(33) për “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, kundër M.B.(32) për “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve”. substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe për “prodhimit, posedimit, ndërmjetësimit dhe tregtimit të paautorizuar të armëve apo lëndëve shpërthyese”, si dhe kundër I.A.(38), D.A.(54), A.S.(27), O.N.(39) dhe M.B.(42) për “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve apo lëndëve shpërthyese".
"Gjatë hetimit të kryer kriminalistik është konstatuar se qëllimi i formimit të tre grupeve të organizuara të krimit është përfitimi i dobisë së kundërligjshme pronësore që është rezultat i kryerjes së veprave penale, ndërsa gjatë hetimit në disa raste të ndryshe janë dokumentuar shitje të drogës narkotike, armëve dhe municionit", ceket në kumtesë.
Në periudhën prej korrikut të vitit 2022 deri në maj të vitit 2023, A.R., si organizator, ka krijuar grup të organizuar krimi, prej tetë anëtarëve, me qëllim të blerjes, mbajtjes, bartjes, shitjes dhe ndërmjetësimit në shitje të paautorizuar të kokainës, amfetaminës dhe marihuanës, ku bënin pjesë S.R., R.N., A.B., D.G., E.A., Z.N. dhe GJ.A. dhe është furnizuar me drogë nga persona nga Kosova dhe Shqipëria, të cilën e ka fshehur në lokacione të sigurta në fshatin Hasanbeg, Shkup, përderisa anëtarët e tjerë kanë kryer shitjen e saj të mëtutjeshme tek blerësit e interesuar nga Shkupi, Velesi dhe qytete të tjera të vendit. Disa nga anëtarët ishin të angazhuar ta matin dhe paketojnë në pako më të vogla për shitje të mëtutjeshme, ndërsa pjesën tjetër të drogës e kanë fshehur në shtëpi tek A.B.. Për shkak të shitjes së mëtutjeshme, sipas insttruksioneve të organizatorit, A.B. e ka angazhuar D.G., ndërsa ai i ka angazhuar E.A., Z.N. dhe GJ.A. të gjejnë persona-konsumues të drogës, të cilëve D.G. ua ka dërguar me automjetin e vet, me qëllim që ta shesin për shumë prej 4500 denarëve deri 6000 denarë për gram të kokainës, prej 200 denarë deri 300 denarë për një gram marihuanë dhe prej 1000 denarë deri 1500 denarë për një gram amfetamin. Të hollat nga shitja ia kanë dhënë organizatorit, për çka i njejti u ka dhënë një prëqindje të caktuar.
"Gjatë realizimit është asgjësuar edhe një grup i krimit të organizuar, prej dhjetë anëtarëve, organizatori i të cilit është B.A., ku disa anëtarë ishin të involvuar në tregti të palejueshme me armë dhe municion, përderisa disa të tjerë ishin të involvuar në tregti të palejuehsme me drogë. Në periudhën prej dhjetorit të vitit 2022 deri në maj të vitit 2023, B.A., I.A., D.A., A.S., O.N. dhe M.B. kanë vepruar në mënyrë të organizuar, për shkak të mbajtjes pa leje, shitjes dhe furnizimit të një sasie më të madhe të armëve të zjarrit dhe munjicionit. organizatori B.A., nga një person nga Kosova, në mënyrë të paautorizuar është furnizuar me pushkë automatike "Kallashnikov" të kalibrit 7.62 mm, ndërsa disa herë nga D.A., pronar i poligonit të qitjes në Shkup dhe nga A.S., menagjues i poligonit, në mënyrë ilegale është furnizuar me sasi më të madhe të municionit (800 plumba të kalibrit 7.65 mm dhe 300 plumba të kalibrit 7.62 mm) të cilin e ka blerë me çmim prej 40-45 denarë për një plumb. Për ruajtje dhe shitje të armëve, organizatori i ka angazhuar O.N. dhe M.B. dhe kur ka gjetur blerës sipas instruksioneve të tij O.N. i ka marrë armët nga M.B. nga f.Orllancë dhe i ka dërguar në lokacionin e dakorduar në Hasanbeg, ku e kanë shitur me çmim prej 1000 eurove. Për transportin, O.N. ka marrë nga 50 euro, përderisa paratë e tjera nga shitja ilegale i ka mbajtur për vete. Për furnizim me municion, organizuatori e ka angazhuar I.A., i cili nga D.A. dhe A.S. ka marrë mujicion dhe ia ka dhënë organizatorit B.A. në lokacionin e dakroduar, ku ka qenë edhe personi i interesuar i cili e ka blerë me çmim prej 70-75 denarë për plumb", sqarohet në kumtesën e MPB-së.
Disa nga anëtarët e këtij grupi të organizuar të krimit, theksojnë nga MPB, janë të involvuar edhe në një grup tjetër të organizuar për tregti të palejueshme me drogë. Në periudhën prej dhjetorit 2022 deri në maj 2023, organizatori B.A. është furnizuar me drogë nga persona nga Kosova dhe Shqipëria dhe e ka ruajtur atë në lokacione të sigurta, ndërsa për shitje të mëtutjeshme i ka angazhuar anëtarët e grupit të organizuar M.B., E.SH., SH.S. dhe M.B., të gjejnë blerës nga Shkupi dhe qytete të tjera, për shkak të shitjes së pajelueshme dhe lëshimit në qarkullim të kokainës dhe marihuanës. Anëtarët e kanë dakorduar llojin, sasinë dhe çmimin, ndërsa sipas instruksioneve të organizatorit, M.B. e ka dërguar kokainën nga f.Haraçinë drejt f.Hasanbeg, ku B.A. ua ka shitur blerësve të interesuar, përderisa E.SH. ka bartur kokainë dhe heroinë nga f.Haraçinë dhe ua ka shitur blerësve të interesuar. Për transport të drogës e ka angazhuar edhe M.B., i cili kokainën ia ka dërguar SH.S. në Shuto Orizarë, i cili e ka paketuar dhe ua ka shitur personave në rajonin e Shuto orizarës, për çka nga organizatori ka marrë shumët ë caktuar parash.
Personat për momentin janë mbajtur në stacion policor, ndërsa pas kompletimit të materialit dëshmues do të nxirren para gjykatësit kompetent. ab/
Foto: MIA
Video: MPB