• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bashkimi Evropian do të japë 100 milionë euro kompensim për vendet e prekura nga importi i drithit ukrainas

Bashkimi Evropian do të japë 100 milionë euro kompensim për vendet e prekura nga importi i drithit ukrainas

Bruksel, 19 prill 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian planifikon të ndajë 100 milionë euro kompensim për bujqit  në vendet në kufi me Ukrainën dhe planifikon të vendosë kufizime në importin e drithërave ukrainase, bëri të ditur sot Komisioni Evropian.

Siç raportohet nga Jahu njuz, presioni ndaj BE-së që ta zgjidhë çështjen për rënien e çmimeve për shkak të importit të drithërave më të lira ukrainase në territprin e të gjithë  Unionit u rrit pasi Polonia dhe Hungaria vendosën ndalime për importin e disa drithërave nga Ukraina gjatë fundjavës, ndërsa sot të njëjtën e bëri edhe Bullgaria.  Edhe vende të tjera të Evropës Lindore paralajmëruan  masa të ngjashme. 

 Komisioni Evropian është përgjegjës për politikën tregtare të Uionit, ndërsa mediat theksojnë se, siç  KE-ja i quajti  "masa parandaluese",   po përgatiten për kategori të caktuara të grurit dhe vajit vegjetal, kryesisht për grurin, misrin, farat e lulediellit dhe farat e rapit.

Sipas rregullave, Bashkimi Evropian mund ta kufizojë importin e një prodhimi në Union  ose një pjesë të tij, ndërsa megjithatë të lejojë transit. 

Komisari evropian për Tregti Valdis Dombrovskis më vonë sot do të bisedojë për ëtë çështje   me ministra e vendeve tregjet e të cilave janë prekur, duke përfshirë edhe Bullgarinë, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë dhe Sllovakinë, si dhe homologët ukrainas. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR