• e enjte, 26 dhjetor 2024

Basha e akuzoi Ramën se flet si politikan i orientuar perëndimor, ndërsa në të vërtetë është i kthyer drejt Lindjes

Basha e akuzoi Ramën se flet si politikan i orientuar perëndimor, ndërsa në të vërtetë është i kthyer drejt Lindjes

Tiranë, 9 shkurt 2024 (MIA) - Lideri i Partisë opozitare demokratike shqiptare, Lulzim Basha, reagoi ndaj deklaratës së kryeminsitrit Edi Rama për takimin e Këshillit të Sigurimit të KB-së për Kosovën, i cili mbledhjen e thirrur nga Serbia për dinarin e vlerësoi si të pakuptimtë dhe u bëri thirrje palëve të vazhdojnë me dialogun.

Në reagim Basha thekson se Rama flet sikur të jetë i orientuar drejt perëndimit, por sillet si i kthyer drejt Lindjes, duke menduar për refuzimin në parlament të amandamentit të tij me të cilin kërkohej që Shqipëria t'i dnajë Kosovës mjete financiare për pajisje ushtarake.

"Flet si i orientuar drejt perëndimit, ndërkaq në të vërtetë është i orientuar drejt Lindjes. Aleatët strategjik e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë nacionale, rajonale, evropiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron ashtu. Aleatët strategjik e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe funksionarëve të lartë në Shqipëri si kërcënim për sigurinë e tyre nacionale. vetëm Edi Rama nuk e konsideron si çështke të sigurisë për shtetin tonë. Kosovës nuk i duhen ligjerata për demokracinë nga një autokrat, por mbështetje konkrete", shkroi Basha në platformën X.

Sipas tij Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh për sigurinl e saj kombëtare se sa "korrupsioni i cili po i vret vendet e punës, po e varfëron Shqipërinë he po e shkatërron besimin në institucione dhe në shtet".

Kërkesa që Shqipëria të ndajë 50 milionë dollarë nga buxheti për vitin 2024 për ndihmë ushtarake Kosovës u hodh poshtë nga ana e socialistëve në pushtet, në mbledhjen e djeshme të parlamentit.

Basha, i cili konsideron se "ndalja e Serbisë është kyçe për mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin, e jo vetëm në Kosovë" dhe deputetët e tij e braktisën sallën e Parlamentit, duke e vlerësuar këtë si "akt të turpshëm dhe të mjerë". ab/

Foto: Basha FB/ Оrа njus

QËNDRONI TË LIDHUR