• e premte, 27 dhjetor 2024

Baro shpreson që zgjedhjet në SHBA do të jenë të qeta, por nuk është i bindur se do të jetë ashtu

Baro shpreson që zgjedhjet në SHBA do të jenë të qeta, por nuk është i bindur se do të jetë ashtu

Paris, 31 tetor 2024 (MIA) – Shefi i diplomacisë franceze, Zhan – Noel Baro, sot shfaqi shpresë se zgjedhjet presidenciale në SHBA javën e ardhshme duhet të jenë të qeta, por tha se nuk është i sigurt nëse kjo do të jetë ashtu, transmetuan mediat britanike. 

“Shpresoj se (zgjedhjet) do të kalojnë qetë, por mendoj se kjo nuk është shumë e sigurt”, deklaroi ai për televizionin BeFM.

Ministri francez i Punëve të Jashtme shtoi se nëse votimi shoqërohet me dhunë, kjo do të ishte shkatërruese për demokracinë. 

Baro tha se Franca do të punojë me presidentin amerikan, pa dallim nëse ajo është Kamalla Haris ose Donald Tramp. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR