• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Barnie në takim me Makronin prezantoi propozimin për përbërjen e Qeverisë së re

Barnie në takim me Makronin prezantoi propozimin për përbërjen e Qeverisë së re

Paris, 20 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri i sapozgjedhur i Francës Mishel Barnie mbrëmë ka realizuar takim me presidentin Emanuel Makron dhe ka prezantuar propozimin për përbërjen e Qeverisë së re.

Barnie propozoi emërimin e sekretarit të çështjeve evropiane Zhan-Noel Baro në pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme dhe mandat të ri për Sebastien Lekornu në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Që të mund Barnie të formojë qeveri, është e nevojshme që Makron publikisht të konfirmojë propozimet e kryeministrit.

Ish kryeministri Gabriel Atal publikoi se Barnie planifikon të formojë Qeveri me 38 ministra dhe se Barnie nuk planifikon të rrisë taksat për klasën e mesme dhe punëtorët.

Prioritetet kryesore të Qeverisë së re do të jenë përmirësimi i standardit të jetesës së francezëve, garantimi i sigurisë dhe kontrolli i emigracionit, forcimi i ekonomisë, kontrolli i financave publike dhe ulja e borxhit për mjedisin jetësor. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR