• e enjte, 26 dhjetor 2024

Barazia dhe pavarësia financiare e grave janë temat kryesore në takimin e ministrave të për barazi të BE--së

Barazia dhe pavarësia financiare e grave janë temat kryesore në takimin e ministrave të për barazi të BE--së

 Bruksel, 7 maj 2024 (MIA) - Përfaqësimi i grave në pozita drejtuese dhe fuqizimi i tyre ekonomik, pavarësia financiare dhe barazia do të jenë temat kryesore të mbledhjes së Këshillit për Punë, Politikë Sociale, Shëndetësi dhe Çështje të Konsumatorit në nivel të ministrave përgjegjës për barazinë gjinore.

Sipas agjendës së takimit, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ministrat do të debatojnë për pozitën e gruas në jetën publike, me fokus të veçantë në mënyrat e përmirësimit të përfaqësimit të tyre në pozitat drejtuese dhe në vendet ku merren vendime. 

Këshilli do t'i shqyrtojë dhe nëse arrihet një konsensus, do të mund edhe t'i miratojë edhe konkluzionet për fuqizimin ekonomik dhe pavarësinë financiare të grave, si një mënyrë për të siguruar barazinë thelbësore gjinore. Me konkluzionet propozohet vendosja e masave për tejkalimin  e hendekut gjinor në paga, për mbështetjen e  viktimave e dhunës të barazisë gjinore dhe për përmirëssimin e  disponueshmërinë e të dhënave për pavarësinë financiare të grave. 

 Është paraparë që ministrat të debatojnë edhe për Propozim-direktivën për Trajtim të Barabartë, që ka për qëllim ta vendosë parimin e trajtimit të barabartë midis njerëzve pa dallim nga përkatësia dhe besimi i tyre fetar, aftësia e kufizuar, mosha ose orientimi seksual.

Ndër pikat e tjera në rendin e ditës të Këshillit janë edhe anëtarësimi i BE-së ndaj Konventës së Stambollit, gjendja me dhunën ndaj grave dhe ngjarjet e organizuara nga presidenca belge me Unionin kushtuar çështjeve që lidhen me barazinë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR