Bar: Tramp e dinte mirë se i humbi zgjedhjet
- Donald Tramp “e dinte shumë mirë se i humbi zgjedhjet”, deklaroi sot për Si-en-en, ish-prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Uilliam Bar, i cili në funksion e vendosi pikërisht ish presidentin e vendit.
Uashington, 3 gusht 2023 (MIA) - Donald Tramp “e dinte shumë mirë se i humbi zgjedhjet”, deklaroi sot për Si-en-en, ish-prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Uilliam Bar, i cili në funksion e vendosi pikërisht ish presidentin e vendit.
Ai e deklaroi këtë vetëm disa orë përpara se republikani Tramp të dilte në gjyq me akuzat për komplot për të shkaktuar një anulim të pajustifikuar të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020, në të cilat ai u mund nga demokrati Xho Bajden.
Sipas prokurorëve federalë që punojnë në këtë çështje, miliarderi 77-vjeçar gënjeu vazhdimisht për mashtrime masive zgjedhore dhe u bëri presion zyrtarëve të qeverisë për të ndryshuar rezultatet për të qëndruar në pushtet.
Trampi pritet të deklarohet i pafajshëm kur të paraqitet para gjykatës në Uashington në orën 16 sipas kohës amerikano-lindore.
Një nga avokatët e ish-presidentit amerikan, Xhon Lauro, i përshkroi akuzat ndaj klientit të tij si një sulm ndaj lirisë së fjalës.
Megjithatë, Uilliam Bar, i cili dha dorëheqjen si prokuror i përgjithshëm i SHBA-së menjëherë pasi Bajden fitoi zgjedhjet presidenciale, tha se argumentit të mbrojtjes i mungonte merita.
Tramp paralajmëroi tashmë se do të luftojë për nominimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor të vitit të ardhshëm. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s