• e enjte, 26 dhjetor 2024

Banorët e Kan Junisit ankohen se IDF i ka gërmuar varre në varrezat palestineze

Banorët e Kan Junisit  ankohen se IDF i ka gërmuar varre në varrezat palestineze

 Gazë, 5 gusht 20214 (MIA) - Banorët e qytetit Kan Junis në pjesën jugore të Rripit të Gazës, deklaruan se ushtarët izraelitë vazhdimisht kanë gërmuar   varre në varrezat Bani Suhail në enklavën palestineze.

Armata izraelite nuk i komentoi këto pretendime, por paraprakisht tha se varrezat janë gërmuar për të gjetur dhe shkatërruar tunelin në të cilin ndodhet qendra komanduese e grupit militant palestinez Hamas. 

 Sipas Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, përdhosja e varrit përbën një krim lufte. Për shkak të sulmeve ajrore izraelite, varrezat e mëdha në Gazë janë bërë të rrezikshme, ndaj familjet po i varrosin të vdekurit e tyre në varreza joformale.

 Varrezat e Kan Junisit u dëmtuan disa herë nga sulmet ajrore izraelite, si dhe gjatë operacioneve tokësore, deklaruan banorët vendas.

Konflikti në Gazë shpërtheu tetorin e kaluar pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng më shumë se 250. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR