• e shtunë, 23 nëntor 2024

Banorët e Hartumit po ikin pas luftimeve të ashpra mes palëve ndërluftuese

Banorët e Hartumit po ikin pas luftimeve të ashpra mes palëve ndërluftuese

Hartum, 7 gusht 2023 (MIA) - Sulmet ajrore dhe artilerie kanë tronditur sot kryeqytetin sudanez Hartum, ku armata dhe forcat paraushtarake që luftojnë për pushtet urdhëruan evakuimin e një lagjeje. 

Sipas banorëve të Hartumit,  të cilët në telefon kanë biseduar  për mediat perëndimore nga qyteti Vad Madani, 200 kilometra në jug të kryeqytetit, në zonat me popullsi të dendur të kryeqytetit po shkëmbehet zjarr i rëndë artilerie. 

Në Umdurman, një periferi pranë Hartumit, "predha po bien mbi shtëpi", deklaroi një banor i kryeqytetit. 

Në lagjen e afërt të Abu Rufit, armata dhe forcat paraushtarake urdhëruan evakuimin e civilëve dhe e shpallën lagjen zonë operacioni, thekson Komitetit Lokal për Rezistencë, një nga celulat ushtarake që organizon ndihmën e ndërsjellë midis qytetarëve që kanë mbetur. 

 Në këtë lagje, armata kreu sulme ajrore dhe bombardoi Urën e Shambatit për ta pamundësuar   qasjen e rivalëve nga Forca për  Mbështetje të Shpejtë (RSF), të cilat e përdorin atë për furnizime përtej Nilit, deklaroi njëri nga banorët. Ai tha dhe se civilët po ikin.

"Shumica e banorëve të Abu Rufit u larguan për shkak të sulmeve me raketa", deklaroi një tjetër dëshmitar okular, raportojnë mediat franceze. 

Në  luftimet midis armatës së udhëhequr nga gjenerali Abdel Fatah al-Burhan dhe grupit paraushtarak të RSF-së të gjeneralit Mohamed Hamdan Dagëll, të cilat filluan më 15 prill, sipas organizatës joqeveritare Akled, humbën jetën më shumë se 3.900 persona, ndërsa pothuajse një çerek milion ose  janë zhvendosur ose kanë ikur 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 80 për qind e spitaleve në vend nuk punojnë, ndërsa ato që punojnë shpesh janë cak i sulmeve dhe grabitjeve.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR