• e enjte, 18 korrik 2024

Banorët e BE-së relativisht të kënaqur me jetën, më të pakënaqurit bullgarët

Banorët e BE-së relativisht të kënaqur me jetën, më të pakënaqurit bullgarët

Bruksel, 16 janar 2024 (MIA) - Qytetarët e BE-së kanë dhënë vlerësim mesatar nga 7.1 nga 10 maksimumi i mundshëm për kënaqësinë e tyre të përgjithshme me jetën, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. 

Sipas të dhënave të Agjencisë Statistikore Evropiane - Eurostat, në 18 nga gjithsej 27-të vende anëtare të BE-së vlerësimi për shkallën e kënaqësisë me jetën është mbi mesataren në Union, ndërsa vetëm në nëntë shtete është nën të.

Në 26-të vende vlerësimi për kënaqësinë është mbi 6, që do të thotë se pjesa më e madhe e banorëve të BE-së janë të kënaqur me jetën. Përjashtim bëjnë vetëm banorët e Bullgarisë, të cilët të vetmit mes qytetarëve evropian kanë dhënë vlerësim mesatar 5.6 për atë se sa janë të kënaqur me jetën, gjegjësisht nën 6, e cila konsiderohet si vlera kufitare ndërmjet kënaqësisë dhe pakënaqësisë.

 

  

Vlerësim më të lartë për shkallën e kënaqësisë kanë dhënë banorët e Austrisë nga 7.9, para finlandezëve, polakëve dhe rumunëve me nga 7.7 dhe të qytetarëve të Belgjikës dhe Holandës me nga 7.6. Në fund të listës, para Bullgarisë janë banorët e Gjermanisë me 6.5 dhe të Greqisë me 6.7. 

Siç thekson Eurostati, kënaqësi të jetesës mund të ndikohet nga shumë faktorë, siç është mosha, niveli i arsimimit, gjendja familjare dhe financiare, si dhe përvojat, zgjedhjet, prioritetet dhe vlerat e ndryshme të individit. qa/

Foto: Eurostat

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR