• e enjte, 26 dhjetor 2024

Banka qendrore amerikane konfirmon humbje rekord

Banka qendrore amerikane konfirmon humbje rekord

Uashington, 28 mars 2024 (MIA) - Banka qendrore amerikane ka konfirmuar se vitin e kaluar e ka përfunduar me humbje rekord prej 114,3 miliardë dollarë me koston shumë herë më të larta të interesit për depozitat e bankave komerciale.

Në vitin 2022, Rezervat federale (FED) punuan me një fitim neto prej 58.8 miliardë dollarë.

Raporti i punës për vitin e kaluar pasqyron ndikimin e rritjes së normave bazë të interesit, nga zero apo 5.25 në 5.5 për qind me qëllim të parandalimit të inflacionit.

FED filloi t'i rrisë ato në mënyrë agresive pranverën e vitit 2022, që do të thotë se ju paguan interes depozitave të bankave, fonde në para edhe kompanive të tjera financiare.

Vitin e kaluar janë paguar 176.8 miliardë dollarë në krahasim me 60.4 miliardë dollarë në vitin 2022, sipas të dhënave të rishikuara.

Pagesat e interesit nga operacionet e anasjelltë u rritën nga 41.9 miliardë dollarë në 104.3 miliardë dollarë.

Të ardhurat e FED nga blerjet e bonove mbetën pak ose shumë në nivelin e vitit 2022 në 163.8 miliardë dollarë. 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR