• e enjte, 26 dhjetor 2024

Banka popullore: Nga gushti 2025 shkalla e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit të do të jetë 1,75 për qind

Banka popullore: Nga gushti 2025 shkalla e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit të do të jetë 1,75 për qind

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Në bazë të vlerësimit të rregullt tremujorsh të rreziqeve sistematike dhe të dhënave të fundit të disponueshme, Këshilli ekzekutiv i Bankës popullroe solli vendim për rritje të shkallës së shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit për ekspozimin e bankave për plotësisht 0,25 pikë procentuale, deri në nivelin prej 1,75%, që do të zbatohet prej 1 gushtit të vitit 2025. Shkalla e shtresës mbrojtëse kundërciklike e cila do të zbatohet në korrik 2025 ruhet në nivelin prej 1,5%, si edhe në tremujorin e kaluar, informojnë sot nga Banka popullore.

Sipas tyre, ky vendim do të kontribuojë për përforcim të mëtutjeshëm të rezistencës së sistemit bankar, përderisa ende ekzistojnë rreziqe në ekonominë vendore dhe botërore. Nga Banka popullore sqarojnë se vendimi bazohet në vlerësimin se ende ekzistojnë paqartësi nga ambienti, në kushte të sistemit të sigurt dhe stabil bankar, me solvencë të përmirësuar dhe nivel adekuat të likuiditetit, si dhe realizim të ulët sistematik të rrezikut kreditor.

Në kushte të këtilla, thonë nga atje, ndërsa duke i pasur parasysh bilancet e bankave, vlerësohet se rritja e shkallës së shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit deri 1,75% ka karakter preventiv dhe do të kontribuojë drejt përforcimit të mëtutjeshëm të mjeteve individuale të bankave, e me atë edhe prëforcimi i rezistencës së tyre. Sipas BP-së, përforcimi i mjeteve individuale është parakusht edhe për mbështetje adekuate kreditore të qytetarëve dhe kompanive. Banka popullore do të vazhdojë me ndjekje të sigurt të rreziqeve sistematike dhe do ta rivlerësojë lartësinë e shkallës së shtresës mbrojtëse kundrëciklike të kapitalit të bazës së rregullt tremujorshe. ab/

foto МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR