• e enjte, 26 dhjetor 2024

Banka e Shqipërisë: Investimet e drejtpërdrejtë të huaja në rritje të vazhdueshme

Banka e Shqipërisë: Investimet e drejtpërdrejtë të huaja në rritje të vazhdueshme

Tiranë, 4 korrik 2024 (MIA) - Investimet e huaja direkte në Shqipëri janë në rritje të vazhdueshme, të mbështetura sidomos nga sektori i pasurive të paluajtshme, por edhe vlerat e larta të fitimeve të riinvestuara në disa sektorë të ekonomisë, njoftoi ATSH.

Banka e Shqipërisë sot bëri të ditur se gjatë tremujorit të parë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 23 për qind.

Të dhënat e tremujorit të parë të vitit konfirmojnë, në vija të përgjithshme tendencat e viteve të fundit. Këtu përfshihen sidomos sektori i industrisë nxjerrëse të hidrokarbureve dhe sektori financiar.

Investimet e huaja në sektorin financiar, zunë 21 për qind të totalit të investimeve, hidrokarburet në masën 13 për qind, energjetika, në masën 5 për qind dhe komunikacioni në masën pësë për qind.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar investimet e huaja direkte vitin e kaluar shënuan vlerën e 1,49 miliardë eurove, në rritje me 8,7 për qind krahasuar me një vit më parë. Pasuritë e paluajtshme sollën pothuajse 22 për qind të vlerës totale, të investimeve të huaja direkte për vitin e kaluar.

Ato arritën vlerën e 325 milion eurove, në rritje me 12 për qind më shumë krahasuar me vitin 2022. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR