• e premte, 27 dhjetor 2024

Banka e Rusisë: Rreth 70 fabrika përballen me mungesë të fuqisë punëtore

Banka e Rusisë: Rreth 70 fabrika përballen me mungesë të fuqisë punëtore

Moskë, 26 prill 2024 (MIA) – Përafërsisht 70 për qind e fabrikave në Rusi po përballen me mungesë të fuqisë punëtore, deklaroi sot guvernatorja e Bankës së Rusisë, Elvira Nabiulina.

"Në tregun e punës ndikojnë edhe tendenca të tjera afatgjata, veçanërisht ato demografike, ndërsa produktiviteti i punës mbetet pas rritjes së pagave, theksoi Nabiulina, duke shtuar se të gjithë faktorët e përmendur bëjnë presion mbi ekonominë ruse.

Ajo theksoi se hulumtimi është kryer në rreth 15.000 fabrika ruse.

Bordi i Drejtorëve të Bankës së Rusisë vendosi sot të mbajë normën referencë të interesit në 16 për qind. Siç theksohet në deklaratën e bankës qendrore, ulja e inflacionit në Rusi në katër përqindëshin e dëshiruar kërkon që politika monetare kufizuese të mbahet më gjatë se sa ishte planifikuar fillimisht.

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi dje se vendi i tij është ende i kërcënuar nga rritja e inflacionit, por sipas tij tendencat janë pozitive.

Ai theksoi se në gjashtë vitet e ardhshme, Rusia duhet të rrisë radikalisht prodhimin industrial "për dhjetëra për qind", si dhe se kompanitë e reja, përfshirë ato të teknologjisë së lartë, duhet të shfaqen pothuajse kudo në vend. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR