• e shtunë, 23 nëntor 2024

“Banka e Izraelit” pret që lufta kundër Hamasit të kushtojë rreth 49 miliardë euro

“Banka e Izraelit” pret që lufta kundër Hamasit të kushtojë rreth 49 miliardë euro

Tel Aviv, 14 janar 2024 (MIA) - Shpenzimet totale të luftës së Izraelit kundër Hamasit në periudhën 2023-2025 pritet të arrijnë 200 miliardë shekelë ose 49 miliardë euro, njofton "Banka e Izraelit", transmetojnë mediat izraelite.

Në analizë e TV Kanal 12 e cila merret me ndikimin e luftës në Rripin e Gazës mbi ekonominë izraelite, theksohet se shteti izraelit ka investuar 24.7 miliardë shekelë ose rreth 4.5 miliardë euro fonde shtetërore në aspekte të ndryshme, përfshirë shpenzimet për mbrojtjen dhe financimin e më shumë se 100.000 të evakuuarve dhe personave të zhvendosur nga veriu dhe jugu i vendit, shkruan "Tajms of Izrael".

Rreth 930 milionë shekelë të reja që është afërsisht 22,8 milionë euro janë të destinuara për shëndetin mental dhe fizik të viktimave të terrorit gjatë dhe pas sulmit nga Hamasi më 7 tetor, ku u vranë rreth 1.200 njerëz, ndërsa 240 u kapën peng.

Kostoja e riparimit dhe rindërtimit të komuniteteve të shkatërruara përgjatë kufirit me Rripin e Gazës do të arrijë rreth 400 milionë shekelë që është rreth 98 milionë euro, shton Kanal 12.

Siç theksohet dëmi i shkaktuar në veri të Izraelit si pasojë e sulmeve ndërkufitare nga Libani do të arrijë në rreth 250 milionë shekelë ose rreth 60 milionë euro.

QËNDRONI TË LIDHUR