Ballkani sot është pjesa më e nxehtë në Evropë
- Në vendet e rajonit sot është aktivizuar meteo alarmi i kuq apo portokalli të cilët paralajmërojnë temperatura shumë të larta dhe meteorologët bëjnë thirrje për respektimin e rregullave rreth kushteve të motit.
- Post By Fami Bajrami
- 10:12, 10 korrik, 2024
Beograd, 10 korrik 2024 (MIA) - Në vendet e rajonit sot është aktivizuar meteo alarmi i kuq apo portokalli të cilët paralajmërojnë temperatura shumë të larta dhe meteorologët bëjnë thirrje për respektimin e rregullave rreth kushteve të motit.
Temperatura mbrëmë kanë qenë 30 gradë në Dubrovnik, 29 gradë në Split, ndërsa 28 gradë në Rjekë. Piku i valës së të nxehtit në Kroaci është paralajmëruar për ditën e sotme. Në një pjesë të madhe do të jetë shumë nxehtë, ndërsa vetëm tre rajone kroate Osiek, Karlovac dhe Gospiq nuk kanë paralajmëruar temperatura jashtëzakonisht të larta.
Në të gjitha vendet e rajonit është dhënë paralajmërim për indeksin shumë të lartë të UV-së.
Në Republikën Srpska dhe Federatën e Bosnje e Hercegovinës, temperaturat pritet të arrijnë sot 39 gradë Celsius, ndërsa është në fuqi paralajmërim portokalli. Në më shumë vende pritet një natë tropikale pasi temperaturat minimale do të qëndrojnë mbi 20 gradë Celsius.
"Merrni diçka, priten temperatura jashtëzakonisht të larta. Mbroni veten, fëmijët dhe të moshuarit. Veproni sipas këshillave të dhëna nga organet kompetente", paralajmëruan meteorologët.
Në Malin e Zi moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa temperaturat e parashikuara do të arrijnë deri në 39 gradë, në Podgoricë deri në 40 gradë, deti do të jetë me dallgë, kurse temperatura do të jetë 25 gradë Celsius.
Në Kosovë dhe sot do të vijojnë temperaturat e larta deri në 36 gradë, ndërsa autoritetet shëndetësore paralajmërojnë të mos dilet jashtë nga periudha prej orës 10 deri në orën 16 dhe rekomandojnë veshje të lehta, shmangien e ushqimeve të rënda dhe hidratimit.
Mot jashtëzakonisht i nxehtë do të vijojë edhe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa meteorologët kanë paralajmëruar reshje shiu me bubullima dhe breshër në fund të ditës në pjesën perëndimore të vendit. rq/
Foto: arkivi