• e premte, 27 dhjetor 2024

Ballkani Perëndimor, samiti i NATO-s, Ukraina dhe situata në Mesdheun Lindor në fokus të takimit Gerpetritis-Stoltenberg

Ballkani Perëndimor, samiti i NATO-s, Ukraina dhe situata në Mesdheun Lindor në fokus të takimit Gerpetritis-Stoltenberg

Athinë, 20 korrik 2023 (MIA) - Shkëmbyem mendime për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për zhvillimet shqetësuese në terren dhe theksuam nevojën për një depërshkallëzim të shpejtë të situatës së tensionuar në Kosovë dhe forcimin e rolit të EULEKS-it, tha në fillim të deklaratës ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Gerapetritis, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gerapetritis dhe Stoltenberg u takuan mëngjesin e sotëm në selinë e Aleancës, i cili ishte edhe takimi i tyre i parë pune që kur kreu i diplomacisë greke mori detyrën pas zgjedhjeve në vend.

Ministri i Jashtëm i Greqisë tha se bisedimet ishin në një atmosferë konstruktive, u diskutua edhe për samitin e NATO-s në Vilnius dhe personalisht, si shef i diplomacisë dhe si profesor, shprehu "qëndrimin e prerë të Greqisë për nevojën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare".

"Theksova se është me rëndësi të madhe, kur merren vendime për prokurimin e pajisjeve të mbrojtjes për vendet anëtare të NATO-s, të sigurohet që pajisjet e NATO-s të mos përdoren kundër aleatëve të NATO-s. Në mënyrë të veçantë theksova nevojën për të mbajtur një qasje të balancuar gjatë marrjes së vendimeve në NATO që do të merrte parasysh ndjeshmërinë e të gjithë aleatëve", theksoi Gerapetritis.

Me Stoltenbergun u diskutua për Ukrainën si dhe për zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe kreu i diplomacisë greke tregoi se NATO duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje zhvillimeve në fqinjësinë jugore, Lindjen e Afërt dhe Mesdheun Lindor.

"Në këtë kontekst, iu referova thellimit të marrëdhënieve BE-NATO, duke theksuar se kusht i domosdoshëm është pjesëmarrja e plotë e Qipros në këtë bashkëpunim. Kjo ka një rëndësi të veçantë, veçanërisht sot, 20 korrik, kur është përvjetori i zi i pushtimit turk të Qipros", shtoi Gerapetritis. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR