Ballkani në vitin 2024
- Ballkani në vitin 2024
JANAR
- Banorët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së dhe të Shengenit për qëndrime deri në tre muaj. Kosova ishte e fundit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, qytetarët e së cilës kërkonin viza për të udhëtuar në BE dhe në zonën Shengen.
- Fermerët dhe transportuesit nisën protesta në Rumani kundër çmimeve të larta të karburanteve dhe sigurimit të përgjegjësisë ndaj palëve të treta, kundër masave të mbrojtjes së mjedisit të Bashkimit Evropian dhe kundër presionit që mallrat bujqësore të importuara nga Ukraina po bëjnë në tregun vendor. Protestat e shoqëruara me bllokada të pikave kufitare vazhduan deri në fillim të shkurtit.
Turqia dërgoi për herë të parë një njeri në hapësirë. Astronauti i parë turk Alper Gezeravxhë është pjesë e misionit Aksiom Spejs. Gezeravxhë dhe tre astronautë të tjerë - një spanjoll, një italian dhe një suedez - mbërritën në Stacionin ndërkombëtar të Hapësirës më 20 janar pas një fluturimi që zgjati 37 orë.
- Parlamenti turk e miratoi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.
SHKURT
- Qeveria e Kosovës, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, nga 1 shkurti ua ndaloi bankave dhe institucioneve tjera financiare në zonat e banuara me serbë të përdorin dinarin serb në transaksionet lokale. Kosova e miratoi euron si monedhën e saj zyrtare në vitin 2002, edhe pse nuk është anëtare e Eurozonës. Masa shkaktoi protesta në mesin e popullatës serbe në veri të Kosovës.
- Është mbajtur seanca konstituive e parlamentit të ri serb pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe të pjesshme lokale të 17 dhjetorit të vitit 2023, të cilat u fituan nga koalicioni qeverisës i Partisë Progresive Serbe. Në javët pas votimit, koalicioni opozitar "Serbia kundër dhunës" kundërshtoi rezultatet dhe organizoi protesta duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve.
- Parlamenti grek miratoi një ligj që u jep të drejtën çifteve të të njëjtës gjini të lidhin martesa civile dhe të birësojnë fëmijë. Ligji u miratua me 176 vota pro në parlamentin grek prej 300 anëtarësh.
MARS
- Hapet baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë, në jug të Shqipërisë. Baza ajrore i shërben operacioneve kombëtare dhe të NATO-s me rëndësi strategjike në Ballkanin Perëndimor.
- Këshilli Evropian miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjë dhe Hercegovinës, por nuk caktoi datë për fillimin e tyre.
- Parlamenti grek refuzoi votën e mosbesimit ndaj qeverisë, të kërkuar nga lëvizja opozitare PASOK, me akuzën e manipulimit të dëshmive për aksidentin hekurudhor më 28 shkurt të vitit 2023, në kalimin Tempi pranë Larisës, duke shkaktuar vdekjen e 57 personave.
- Rumania dhe Bullgaria u bënë pjesë e Zonës Shengen me kufijtë e tyre ajror dhe detar.
- Në Turqi u mbajtën zgjedhjet për pushtetin vendor, duke shënuar humbjen e parë kombëtare elektorale për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet të Turqisë që kur ajo erdhi në pushtet në vitin 2002.
PRILL
- Zgjedhjet parlamentare në Kroaci. Në zgjerdhjet fitoi paraprakisht Unioni Demokratik Kroat qeveritar dhe formoi qeveri koalicioni me partinë Lëvizja Atdheu.
- Parlamenti Evropian miratoi Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili i siguron rajonit 6 miliardë euro - 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi të volitshme për periudhën 2024-2027.
MAJ
- Kuvendi i Serbisë e miratoi qeverinë e re të vendit me kryeministër Millosh Vuçeviq.
- Turqia e pezulloi të gjithë tregtinë me Izraelin, të vlerësuar rreth 7 miliardë dollarë në vit, duke u bërë partneri i parë tregtar kryesor i shtetit hebre që ndaloi eksportet dhe importet për shkak të fushatës ushtarake në Gaza.
- Lideri kinez Si Xhinping mbërriti për vizitë në Serbi - një nga tre vendet që ai përfshiu në turneun e tij të parë evropian pas pesë vjetëve.
- Vizitë e ministrit grek - presidentit Kiriakos Micotakis në Turqi. Në Ankara, ai foli me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Të dyja palët e përshëndetën progresin në të ashtuquajturën agjendë pozitive dhe deklaruan gatishmërinë e tyre për zgjidhjen e çështjeve kontestuese përmes dialogut.
- Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për vendosjen e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në Bosnjë dhe Hercegovinë.
QERSHOR
- Sllovenia dhe Palestina vendosën marrëdhënie diplomatike një ditë pasi Sllovenia u bë shteti i 147-të anëtar i OKB-së që njohu Palestinën.
KORRIK
- Hyn në fuqi Marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës.
- Gjykata e Lartë në Podgoricë i liroi të pafajshëm të gjithë të pandehurit sipas ligjit të quajtur rasti "Grusht shteti", të cilët akuzoheshin për përpjekje për të rrëzuar me dhunë qeverinë malazeze në ditën e zgjedhjeve në vitin 2016, në prag të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
- Qeveria serbe lejoi vazhdimin e punimeve për projektin e diskutueshëm të minierave të litiumit të kompanisë australiane Rio Tinto, që çoi deri në një sërë protestash.
Serbia dhe BE-ja nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, duke nisur një partneritet strategjik në fushën e lëndëve të para të qëndrueshme, zinxhirëve të vlerës në sektorin e baterive dhe automjeteve elektrike.
- Pesëdhjetë vjet nga pushtimi turk në ishullin e Qipros. Kryeministri grek Kiriakos Mitcotakis dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan vizituan ishullin e ndarë.
GUSHT
- SHBA-ja dhe Rusia kryen shkëmbimin më të madh të të burgosurve që nga Lufta e Ftohtë në Ankara - 24 të burgosur dhe dy fëmijë.
- Dhjetëra mijëra protestuan në Beograd kundër projektit të minierës së litiumit të Rio Tintos në Serbinë perëndimore, për të cilin protestuesit thonë se do të ndotë mjedisin dhe sipas qeverisë, do të nxisë ekonominë.
- Presidenti palestinez Mahmud Abas vizitoi Turqinë, ku zhvilloi bisedime me liderin turk Rexhep Taip Erdogan dhe mbajti fjalim në parlament.
- Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, njoftoi se Kroacia nga 1 janari i vitit 2025 do ta rivendosë shërbimin ushtarak, me shërbimin e detyrueshëm ushtarak dymujor.
- Vizitë e presidentit francez Emanuel Makron në Serbi. Një numër marrëveshjesh me vlerë miliarda euro u nënshkruan gjatë vizitës së tij, duke përfshirë një marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francezë Rafal, marrëveshje për furnizimin e lëndëve të para kritike si litiumi dhe zhvillimin e një programi bërthamor civil për të përmbushur nevojat në rritje të Serbisë për energji.
SHTATOR
- Parlamenti rumun miratoi një ligj që lejon Rumaninë t'i dhurojë Ukrainës sistemin e mbrojtjes raketore Patriot.
- Qeveria e Serbisë miratoi propozimin për rikthimin e shërbimit ushtarak në kohëzgjatje prej 75 ditëve.
- Në takimin e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare në BE, u mor vendimi që Shqipëria të shkëputet nga Republika e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
TETOR
- Njëzet e gjashtë persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në disa fshatra në Bosnjën qendrore dhe jugore.
- Italia hapi zyrtarisht qendrat e përkohshme të strehimit për emigrantët që ndodhen në Shqipëri.
- Samiti i 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, ku Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nënshkruan një plan të ri për një treg të përbashkët rajonal, si dhe një marrëveshje të re mobiliteti për qasje në arsimin e lartë.
- Shqipëria hapi grupin e parë për negociatat e anëtarësimit me BE në një konferencë ndërqeveritare në Luksemburg.
- Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur në telefon me presidentin rus Vladimir Putin për herë të parë pas dy vitesh e gjysmë.
- Predikuesi islamik turk Fetullah Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon për organizimin e grushtit të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, ka vdekur në SHBA në moshën 83-vjeçare.
NËNTOR
- Në stacionin hekurudhor të Novi Sadit i shemb çatia e betonit. Në vendngjarje humbën jetën 14 persona dhe tre u lënduan rëndë, njëri prej të cilëve vdiq më vonë. Tragjedia shkaktoi protesta masive duke kërkuar që përgjegjësit të japin përgjigje, që kryeministri Millosh Vuçeviq dhe kryetari i komunës së Novi Sadit, Millan Gjuriq të japin dorëheqjen dhe të publikohen të gjitha dokumentet në lidhje me rinovimin e stacionit.
- Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Rumani, në të cilin fitoi çuditërisht kandidati i pavarur i së djathtës ekstreme, Kalin Georgesku, i panjohur për publikun e gjerë. Në vendin e dytë ishte kryetarja e partisë së qendrës së djathtë Unioni për Shpëtimin e Rumanisë, Elena Laskoni.
- Një shpërthim afër Zubin Potokut në veri të Kosovës dëmtoi kanalin ujor Ibër-Lepenc, i cili furnizon me ujë veriun e Kosovës, Prishtinën dhe qytetet përreth, si dhe sistemet e ftohjes së termocentraleve që prodhojnë pothuajse të gjithë energjinë elektrike të vendit. Prishtina e përshkroi shpërthimin si "sulm terrorist".
DHJETOR
- Zgjedhjet parlamentare në Rumani. Partia Socialdemokrate fitoi më shumë vota, e ndjekur nga Aleanca Nacionaliste për Bashkimin e Rumunëve. Dy parti të tjera ultranacionaliste dhe të ekstremit të djathtë fituan vende në parlament për herë të parë. Gjithsej shtatë parti hynë në organin e ri legjislativ dhe rreth një e treta e vendeve u zunë nga formacionet nacionaliste.
- Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e anuloi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe urdhëroi që i gjithë procesi të nisë nga e para. Zgjedhjet e reja presidenciale do të mbahen më herët në mars të vitit të ardhshëm dhe presidenti Klaus Johanis ka njoftuar se do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, edhe pse mandati i tij përfundon më 21 dhjetor.
- Këshilli i BE-së ka vendosur të heqë kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
- Parlamenti rumun miratoi një qeveri të re pro-evropiane, duke përfshirë Partinë Socialdemokrate, Partinë Kombëtare Liberale dhe Unionin Demokratik të Hungarezëve në Rumani. Kabineti drejtohet nga kreu i socialdemokratëve, Marsel Çiollaku.