• e premte, 27 dhjetor 2024

Balla: Komisioni Evropian ka marrë vendim që Berisha të jetë non grata edhe për BE-në

Balla: Komisioni Evropian ka marrë vendim që Berisha të jetë non grata edhe për BE-në
Tiranë, 22 shtator (MIA) - Koordinatori i grupit parlamentar të socialistëve shqiptarë në pushtet dhe sekretai i përgjithshëm i partisë Taulant Balla përshëndeti vendimin e Komisionit Evropian për vendosjen e sanksioneve në përputhje me SHBA-në dhe BE-në për personat e përfshirë në korrupsion të madh. Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Sali Berishës, ai nga foltorja parlamentare i tha se është i sigurt që edhe Bashkimi Evropian e ka shpallur "non grata", njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Tirana.
"Duhet të keni turp nga vetja që vazhdoni të mbështesni Sali Berishën. Me fjalën time thjesht e mirëprita atë që do të ndodhte, jam i sigurt. Komisioni Evropian më në fund ka marrë një vendim, sipas shembullit të Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, për të vazhduar me sanksionet për personat e përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë. Siç i thashë vetë Saliut, do t'i duhet vizë për të shkuar edhe në Durrës", tha Balla.
Ai vetëm pak ditë më parë tha për mediat se ka informacione të sigurta se shumë shpejt Berisha do të shpallet i padëshirueshëm edhe në BE.
Shtatëdhjetë e tetë vjeçari Berisha u shpall non grata nga SHBA më 19 maj të vitit 2021 për akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri, ndërsa më 22 korrik të këtij viti edhe nga Mbretëria e Bashkuar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR