"Balancuesi" të mërkurën në rend dite të seancës së Gjykatës kushtetuese për sjellje të vendimit përfundimtar
- Gjykata kushtetuese të mërkurën në mbledhje do të duhet të sjellë vendim përfundimtar rreth propozim-procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së "balancuesit" - vegël për punësim sipas përkatësisë nacionale në institucionet shtetërore.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:18, 7 tetor, 2024
Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Gjykata kushtetuese të mërkurën në mbledhje do të duhet të sjellë vendim përfundimtar rreth propozim-procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së "balancuesit" - vegël për punësim sipas përkatësisë nacionale në institucionet shtetërore.
Në rend dite të Mbledhjes së 27-të të Gjykatës kushtetuese të caktuar për më 9 tetor janë paraparë gjashtë nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, si dhe votim rreth gjashtë propozimeve për sjellje të vendimeve përfundimtare dhe të konstatojë pesë projekt-zgjidhje.
Gjykata kushtetuese më 18 shtator në mbledhje duskutoi nëse me cekjen e përkatësisë së bashkësisë e cila është e nevojshme për plotësim të çdo vendi të punës, kandidatëve për nëpunës të administratës u kufizohet qasja drejt çdo vendi të punës, përkatësisht nëse me "obligimin e kandidatëve për nëpunës të administratës në paraqitjen për punësim, mes të dhënave tët jera personale të cekin edhe prëkatësinë e bashkësisë" shkilet parimi i profesionalitetit dhe kompetencës dhe shkilet edhe e drejta e garantuar kushtetuese e punës dhe zgjedhjes së lirë të punësimit.
Gjykata pas debatit disaorësh, solli vendim të inicojë procedurë për dispozita të ligjit për të punësuar në sektorin publik - (Neni 19 paragrafi 1 alinea 1 në pjesën e "përkatësisë së bashkësisë"), Ligjit për nëpunës të administratës - (Neni 36 paragrafi 1 alinea 1 në pjesën "edhe përkatësia e bashkësisë"), Rregullores për elemente të domosdoshme në konkursin publik gjatë punësimit në sektorin publik - (neni 1 paragrafi 1 alinea 8 në pjesën "përkatësia e bashkësisë/bashkësive", neni 2 paragrafi 2 dhe 3 neni 3m paragrafi 1 alinea 1 në pjesën "përkatësia e bashkësisë"), Rregullores për formën dhe përmbajtjen e regjistrit të të punësuarve në sektorin publik - (neni 3 paragrafi 1 alinea 8), si dhe Metodologjisë për planifikim të punësimeve në sektorin publik në pajtim me parimin për prëfaqësim adekuat dhe të drejtë, si dhe formën, përmbajtjen dhe formularin e planit vjetor për punësim dhe raportin për realizim të planit vjetor për punësim. ab/
Foto: МIА arkivi