• e premte, 05 dhjetor 2025

Bajru: Marrëveshja tregtare mes SHBA-së dhe BE-së është ditë e zezë për Evropën

Bajru: Marrëveshja tregtare mes SHBA-së dhe BE-së është ditë e zezë për Evropën

Paris, 28 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri francez, Fransoa Bajru deklaroi se Bashkimi Evropian ka kapituluar para kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Tramp për tarifat gjithnjë e më të larta, duke e quajtur marrëveshjen kornizë të arritur në Skoci "ditë të zezë" për BE-në, njofton "Gardian".

"Është pikëlluese dita kur aleanca e popujve të lirë, të bashkuar për t'i konfirmuar vlerat e tyre të përbashkëta dhe t'i mbrojnë interesat e tyre të përbashkëta, pranon nënshtrim", ka shkruar Bajru në "X".

Me marrëveshjen vendoset tarifa prej 15 për qind për pothuaj të gjitha eksportet evropiane në SHBA, përfshirë automobilat, që është përafërsisht tre herë më shumë se norma aktuale e tarifave prej 4,8 për qind, por shmanget kërcënimi nga tarifat ndëshkuese prej 30 për qind që Tramp ka planifikuar të vendos deri më 1 gusht nëse nuk arrihet marrëveshje. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR