• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Bajdenit i zbulohet kanceri i prostatës i cili ka metastazuar, por i cili është i ndjeshëm ndaj trajtimeve

Bajdenit i zbulohet kanceri i prostatës i cili ka metastazuar, por i cili është i ndjeshëm ndaj trajtimeve

Uashington, 19 maj 2025 (MIA) - Ish-presidentit amerikan, Xho Bajden i është diagnostikuar kanceri i prostatës, thuhet në kumtesën nga kabineti i tij.

Bajdenit, 82 vjeç, i është diagnostikuar kanceri i prostatës të premten pasi që ka vizituar mjekun për shkak të simptomave urinare.

Kanceri karakterizohet me 9 pikë të Glisonit, me metastaza në eshtra, kumtoi kabineti i tij, që do të thotë se bëhet fjalë për formë më agresive të sëmundjes.

Ceket se Bajdeni dhe familja e tij po i shqyrtojnë opsionet për mjekim, thuhet në kumtesë.

Zyra e ish-presidentit shtoi se kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve, që do të thotë se me siguri mund të kontrollohet. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR