• e premte, 27 dhjetor 2024

Bajdeni vendosi sanksione për Rrjedhën veriore 2

Bajdeni vendosi sanksione për Rrjedhën veriore 2
Uashington, 23 shkurt 2022 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden paralajmëroi se SHBA-ja do t'i bashkangjitet Gjermanisë në vendosjen e sanksioneve për projektin rus të gazit natyror "Rrjedha veriroe 2" si pjesë e sanksioneve kundër Moskës. "E urdhërova administratën time të vendosë sanksione për "Rrjedhën veriore 2" dhe për zyrtarët e saj koorporativ", tha Bajden. Masa, e kahëzuar drejt njërës nga  nismat më të mëdha energjetike gjeostrategjike të Rusisë, vjen prejse Gjermania mbrëmë publikoi se e ndërpret  projektin kontestues. Ky gjest e shënon ndryshimin më të madh në politikën e administratës ndaj Rrjedhës veriore 2, e cila paraprakisht përfshinte sanksionim të disa subjekteve më të vogla të përfshira në projekt, duke i përfshirë edhe disa kompani ruse dhe anije të cilat ndihmuan gjatë ndërtimit, por u përmbajtën nga sanksionimi i Rrjedhës veriore 2 dhe drejtori i saj ekzekutiv Matijas Varnig, transmetoi Bgnes. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR