• e diel, 06 tetor 2024

Bajdeni tha se nuk pritet së shpejti marrëveshje e re për pengjet në Gazë

Bajdeni tha se nuk pritet së shpejti marrëveshje e re për pengjet në Gazë

Uashington, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi sot se nuk pret shpejtë marrëveshje të re ndërmjet Izraelit dhe Hamasit për pengjet të cilët mbahen në Gazë.

"Po bëjmë përpjekje në atë drejtim", u tha Bajdeni gazetarëve gjatë udhëtimit drejt Milvokit, Uiskonsin.

Vijojnë përpjekje që të bisedohet për lirimin edhe të pengjeve të tjera, me çka pritet që shefat e CIA-s, Mosad dhe kryeministri i Katarit të takohen dhe të bisedojnë për atë çështje. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR