Bajdeni të mërkurën do ta mbajë fjalimin e tij lamtumirës nga Dhoma Ovale në Shtëpinë e Bardhë
- – Presidenti amerikan Xho Bajden të mërkurën do ta mbajë fjalimin e tij lamtumirës para kombit nga Dhoma Ovale në Shtëpinë e Bardhë, pesë ditë para inaugurimit të presidentit të porsazgjedhur Donald Tramp.
- Post By Fitore Curri
- 14:09, 11 janar, 2025
Uashington, 11 janar 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden të mërkurën do ta mbajë fjalimin e tij lamtumirës para kombit nga Dhoma Ovale në Shtëpinë e Bardhë, pesë ditë para inaugurimit të presidentit të porsazgjedhur Donald Tramp.
Demokrati 82-vjeçar e përfundon mandatin e tij katërvjeçar presidencial, duke shënuar më shumë se gjysmë shekulli nga jeta e tij politike.
Fjalimi i Bajdenit, në orën 20 sipas kohës lokale të mërkurën, do të jetë mundësia e tij e fundit e rëndësishme që t’i flasë popullit amerikan dhe botës para se të largohet nga funksioni më 20 janar, saktë në mesditë.
Deklarata e tij të mërkurën do të vijojë pas fjalimit të paralajmëruar të hënën në Departamentin e Shtetit, në të cilin ai do të flasë për efektet e politikës së tij të jashtme.
Pres-sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan – Pjer, njoftoi se Bajdeni do të flasë edhe për mbi 50 vitet e tij të kaluara si funksionar shtetëror.
“Ai ka disa mendime për të ardhmen, jo vetëm për vendin, por edhe për atë se si ky vend përparon si lider, kur bëhet fjalë për ngjarje globale, çështje të rëndësishme globale, ai gjithashtu do të flasë për këtë”, tha ajo. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s