• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajdeni siguroi ndihmë ushtarake urgjente për Ukrainën në vlerë prej tetë miliardë dollarë

Bajdeni siguroi ndihmë ushtarake urgjente për Ukrainën në vlerë prej tetë miliardë dollarë

Uashington, 27 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden gjatë vizitës së presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski në Shtëpinë e Bardhë kumtoi se do të sigurojë ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej tetë miliardë dollarë, me qëllim që Kievi të marrë ndihmën e nevojshme për fitore në luftën kundër Rusisë.

Zelenski e falënderoi Bajdenin, si dhe në Kongres, për pakon e re të ndihmës ushtarake. Në rrjetin social X ai deklaroi se Ukraina do t'i shfrytëzojë këto mjete "në mënyrë më efikase dhe transparente", duke përmendur se merr bateri shtesë për mbrojtje kundërajrore Patriot, dronë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi.

Pakoja përfshin edhe dërgesën e parë të bombës së drejtuar me saktësi Joint Standoff Weaponme me rreze të gjatë veprimi deri në 130 kilometra.

Vëzhguesit prisnin që Bajdeni të tregojë diçka  në lidhje me atë që i lejon Ukrainës të përdorë raketa amerikane për sulme ndaj objektivave në thellësinë e territorit të Rusisë, por kjo nuk ka ndodhur, sipas deklaratës së përfaqësuesit të Shtëpisë së Bardhë.

Mbështetja për Ukrainën, që është nën pushtimin rus nga shkurti i vitit 2022, është një nga prioritetet kryesore të SHBA-së, theksoi Bajden në deklaratën e tij.

"SHBA më shumë se tre vjet i bashkon përpjekjet në të gjtihë botën për mbështetje të popullit të Ukrainës në mbrojtjen e tij të lirisë nga agresioni rus", thuhet në deklaratën e Bajdenit, të publikuar nga Shtëpia e Bardhë. "Një nga prioritetet kryesore të administratës sime është të sigurohet mbështetja e nevojshme për Ukrainën".

Pjesa kryesore e ndihmës së re prej 5.5 miliardë dollarë, duhet të jepet deri në fund të këtij viti fiskal, pra deri të hënën e javës së ardhshme. Plotësisht 2.4 miliardë dollarësh po ndahet përmes Nismës për Ndihmë të Ukrainës për siguri, e cila lejon administratën të blejë armë për Ukrainën nga kompanitë, në vend që të përdorë rezervat e SHBA-së.

Siç sqaroi Bajdeni, kjo do t'i mundësojë Ukrainës të marrë mjete shtesë për mbrojtje kundërajrore, dronë dhe municion tokë-ajër, si dhe ta përforcojë industrinë e saj të mbrojtjes.

Presidenti urdhëroi që Pentagoni ta zgjerojë trajnimin e pilotëve ukrainas për F-16, veçanërisht vitin e ardhshëm për trajnim të 18 pilotëve ukrainas.

Në luftën kundër evazionit të sanksioneve ruse dhe larjes së parave, SHBA do të koordinojë aktivitetet e saj me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të minojnë atë që Bajdeni e quajti "rrjeti global i kriptomonedhave". sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR