• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajdeni shfuqizon borxhin e studentëve për më shumë se 800.000 amerikanë

Bajdeni shfuqizon borxhin e studentëve për më shumë se 800.000 amerikanë

Uashington, 14 korrik 2023 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden do të shfuqizojë kreditë studentore në vlerë prej 39 miliardë dollarë për më shumë se 804 mijë kreditorë, njoftoi sot Ministria e Arsimit të SHBA-së.

Falja e borxhit do të jetë e kapshme për ata që të paktën 20 vite paguajnë këste mujore sipas shlyerjes së bazuar për të ardhurat (IDR).

Programi IDR kufizon shumën e shlyerjes së huamarrësve me të ardhura më të ulëta dhe fal shumën e mbetur pas një numri të caktuar vitesh.

"Për një kohë të gjatë, huamarrësit kanë rënë nën prenë e një sistemi të prishur që nuk ka arritur të ndjekë me saktësi përparimin drejt faljes së borxheve", deklaroi ministri i Arsimit, Migel Kardona.

Ministria amerikane e arsimit po punon në rregullat për të vazhduar me një plan lehtësimi të kredisë prej 430 miliardë dollarësh. Pritet që proces pritet të zgjasë me muaj.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR