• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajdeni: SHBA-ja nuk do të qëndrojë mënjanë, po bëjmë gjithçka që mundemi për t'i ndihmuar civilët në Gaza

Bajdeni: SHBA-ja nuk do të qëndrojë mënjanë, po bëjmë gjithçka që mundemi për t'i ndihmuar civilët në Gaza

Uashington, 5 mars 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi sot se SHBA-ja nuk do të qëndrojë mënjanë dhe se po bëjnë gjithçka që civilët në Gaza të marrin ndihma humanitare.

"SHBA-ja po bën gjithçka për të marrë më shumë ndihma ata në Gaza, që kanë nevojë dëshpërimisht për të". shënoi Bajden në rrjetin social X.

Ai shtoi se SHBA "nuk do të ndalen mënjanë dhe nuk do të heqin dorë".

Gazeta amerikane "Nju-Jork Tajms" paraprakisht sot publikoi se nënpresidentja amerikane Kamala Haris ka kërkuar nga Bajdeni të negociojë për gjendjen humanitare në të cilën ndodhen banorët e Gazës.

Në artikullin e gazetës, i cili citonte katër persona të njohur me këtë çështje, ajo i tha disa herë Bajdenit dhe të tjerëve në Shtëpinë e Bardhë "se administrata duhet të tregojë më shumë ndjeshmëri për civilët palestinezë duke folur publikisht për numrin e lartë të viktimave në Gaza dhe gjendja e rëndë të të mbijetuarve".

SHBA-ja në ditët e mëparshme filloi dërgimin e ndihmave humanitare për civilët në Gaza nga ajri. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR