Bajdeni: Punojmë për një armëpushim në Gazë për të paktën gjashtë javë
- SHBA-ja punojnë në negociata për një armëpushim në Rripin e Gazës për të paktën gjashtë javë, si pjesë e marrëveshjes më të gjerë që do të përfshijë lirimin e pengjeve, deklaroi presidenti amerikan Xho Bajdeni gjatë takimit me mbretin e Jordanisë Abdullahu i Dytë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:07, 13 shkurt, 2024
Uashington, 13 shkurt 2024 (MIA) - SHBA-ja punojnë në negociata për një armëpushim në Rripin e Gazës për të paktën gjashtë javë, si pjesë e marrëveshjes më të gjerë që do të përfshijë lirimin e pengjeve, deklaroi presidenti amerikan Xho Bajdeni gjatë takimit me mbretin e Jordanisë Abdullahu i Dytë.
Bajdeni, gjithashtu, tha se civilët që fshihen në qytetin jugor të Rafah, në kufirin me Egjiptin, "duhet të mbrohen" pasi Izraeli mendon për një invadim tokësor në zonën me popullsi të dendur ku janë bllokuar më shumë se një milion palestinezë.
Foto: EPA