• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Bajdeni publikon deklaratën e tij tatimore

Bajdeni publikon deklaratën e tij tatimore

Uashington, 16 prill 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden ka publikuar sot deklaratën e tij tatimore, traditë e cila u ndërpre në kohën e paraardhësit të tij Donald Tramp.

Praktika nuk është e detyrueshme, por qëllimi i tij është të forcojë besimin e qytetarëve te liderët politikë. Deklaratat tatimore i publikojnë edhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhjet lokale dhe kombëtare.

Sipas deklaratave të tyre tatimore, Xho dhe Xhill Bajden fituan 619.976 dollarë në vitin 2023 ku pjesa më e madhe janë nga paga vjetore e presidentit 400.000 dollarë dhe paga vjetore prej 85.985 dollarë e gruas së tij Xhill Bajden e cila punon si mësimdhënëse në shtetin e Virxhinias.

Bajdenët vitin e kaluar kamë fituar më shumë para se sa në vitin 2022 (580.000 dollarë) dhe në vitin 2021 (610.000 dollarë).

“Presidenti Bajden beson se të gjithë presidentët duhet të jenë të hapur dhe të sinqertë me popullin amerikan”, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Ish presidenti Donald Tramp nuk i publikoi deklaratat tatimore gjatë periudhës së administratës së tij nga viti 2017 deri në 2021.

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR