• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajdeni përshëndeti pranimin e Suedisë në NATO

Bajdeni përshëndeti pranimin e Suedisë në NATO

Uashington, 7 mars/ 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden e përshëndeti përfshirjen e Suedisë në NATO.

Vendi skandinav sot edhe zyrtarisht u bë vendi i 32-të anëtar i Aleancës.

NATO-ja është "më e fortë se kurrë" me përfshirjen e Suedisë, tha Bajden në një komunikatë.

Presidenti amerikan shpjegoi se homologu i tij rus Vladimir Putin donte të "ndante" aleancën ushtarake duke sulmuar Ukrainën, por arriti të kundërtën.

Organizata transatlantike është "më e bashkuar, më e vendosur dhe më dinamike se kurrë", theksoi Biden. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR