• e enjte, 18 korrik 2024

Bajdeni nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Çarllsi i Tretë, do të kenë takim në korrik

Bajdeni nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Çarllsi i Tretë, do të kenë takim në korrik

Uashington, 6 maj 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden, i cili nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin e sotëm të Çarllsit të Tretë, deklaroi se do të takohet me mbretin britanik në korrik.

Bajdeni theksoi se fokusi i takimit do të vihet në çështjet në lidhje me mbrojtjen e mjedisit jetësor. 

Paraprakisht ai do të jetë në takimin e liderëve të vendeve të NATO-s që këtë vit do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në kryeqytetin e Lituanisë Uillnus.

Në kurorëzimin e Çarllsit të Tretë do të marrë pjesë zonja e parë e SHBA-së, Xhill Bajden. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR