• e shtunë, 29 qershor 2024

Bajdeni në Normandi e krahasoi Gjermaninë naziste me diktatorët bashkëkohorë

Bajdeni në Normandi e krahasoi Gjermaninë naziste me diktatorët bashkëkohorë

Paris, 7 qershor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden në fjalimin e tij në Normandi, si pjesë të 80 vjetorit nga Dita D, e krahasoi sot kërcënimin nga Gjermania e atëhershme naziste me kërcënimet nga diktatorët dhe autoritarizmin për botën e sotme. 

Qëlimi i fjalimit të dytë i Bajdenit në Normandi, ku po qëndron tani dy ditë, ishte për ta përforcuar mbështetjen për Ukrainën, por edhe, siç besohet, për t'i dënuar tendencat izoluese të Donald Trampit, rivalin në zgjedhjet presidenciale më 5 nëntor.

Bajden u ka bërë thirrje amerikanëve që të kujtojnë ushtarët (renxherët), heroizmi i të cilëve në Ditën D ndihmoi të arrijë sukses pushtimi.

"Sot jemi mbledhur këtu jo vetëm që t'i japim nder atyre që treguan guxim të jashtëzakonshëm në atë ditë, 6 qershor të vitit 1944, por për të dëgjuar jehonën e zërave të tyre. Për t'i dëgjuar. Ata nuk po kërkojnë nga ne t'u ngjitemi këtyre shkëmbinjëve. Ata po kërkojnë të qëndrojmë besnikë ndaj asaj për çka angazhohet Amerika", tha Bajden.

Bajden është për vizitë pesditore në Francë, udhëtim i rrallë jashtë vendit në një vit zgjedhor, ku ai përballet në garë të ngushtë kundër ish presidentit Tramp, republikan i cili u kërcënua të përdorë mandatin e tij të dytë katërvjeçar për të ndëshkuar rivalët politikë dhe për t'i depërtuar emigrantët dhe riformësuar aleancat globale. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR