• e martë, 24 dhjetor 2024

Bajdeni miratoi dërgesën e minave kundër këmbësorisë në Ukrainë, qëllimi është ndalimi i përparimit rus

Bajdeni miratoi dërgesën e minave kundër këmbësorisë në Ukrainë, qëllimi është ndalimi i përparimit rus

 Uashington, 20 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden ka miratuar dërgimin e minave kundër këmbësorisë në Ukrainë, një lëvizje që mund të ndihmojë në ngadalësimin e përparimeve ruse në lindje të saj, veçanërisht kur përdoret së bashku me municione të tjera nga SHBA-ja. 

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Ukraina të përdorë mina në territorin e saj, megjithëse ka premtuar se nuk do t'i përdorë ato në zonat e banuara me civil të saj, deklaroi një zyrtar amerikan.

SHBA-ja e ka furnizuar Ukrainën me mina antitank gjatë gjithë luftës me Rusinë, por shtimi i minave kundër këmbësorisë synon të ngadalësojë përparimin e trupave tokësore ruse, shtoi përfaqësuesi zyrtarë. Minat amerikane ndryshojnë nga ato ruse sepse janë "të përhershme" dhe bëhen inerte pas një periudhe të caktuar.

Për shpërthim është e nevojshme një bateri dhe nuk do të shpërthejnë pasi bateria të mbarojë. Ukraina dje përdori raketat amerikane ATACMS për sulm në territorin rus, duke përfituar nga një leje e re nga administrata Bajden në ditën e 1.000-të, nga lufta.

 Moska njoftoi se përdorimi i ATACMS, raketa me rreze më të gjatë veprimi që Uashingtoni i ka dorëzuar ndonjëherë Ukrainës, ishte një sinjal i qartë se Perëndimi dëshironte të përshkallëzojë konfliktin. qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR