• e premte, 27 dhjetor 2024

Bajdeni me kërcënim për ajatollahun Hamnei: Do të përgjigjemi ashpër nëse vazhdoni të sulmoni amerikanë në Lindjen e Afërt

Bajdeni me kërcënim për ajatollahun Hamnei: Do të përgjigjemi ashpër nëse vazhdoni të sulmoni amerikanë në Lindjen e Afërt

Uashington, 27 tetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden i dërgoi një mesazh të rrallë udhëheqësit suprem fetar të Iranit, ajatollahut Ali Hamnei, duke e paralajmëruar Teheranin të mos i sulmojë trupat amerikane në Lindjen e Afërt, njoftoi Shtëpia e Bardhë, pas serisë së sulmeve ndaj forcave amerikane në atë rajon.

"Është dërguar mesazh direkt", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhon Kirbi, në brifing, por nuk dha detaje.

Autoritetet amerikane duan të shmangin një konflikt më të gjerë në lindjen e Afërt pas sulmit të Hamasit më 7 tetor në të cilin humbën jetën të paktën 1.400 persona në Izrael, kryesisht civilë.

Rreth 900 ushtarë amerikanë plotësues janë dërguar ose kohë më parë mbërritën në Lindjen e Afërt për të përforcuar mbrojtjen kundërajrore dhe të mbrojnë personelin amerikan në kushte të rritjes së sulmeve në rajon nga grupet e lidhura me Iranin, njoftoi Pentagoni, transmeton Indeks.hr.

Vetëm javën e kaluar ushtria amerikane u sulmua të paktën 12 herë në Irak dhe katër herë në Siri, shtoi Kirbi.

Bajden para dy ditësh deklaroi se e ka paralajmëruar ajatollahun se SHBA do të përgjigjet nëse forcat amerikane vazhdojnë të jenë cak i sulmeve, por nuk tha si është transmetuar mesazhi.

"Njoftimi im për ajatollahun është se nëse vazhdojnë të veprojnë kundër armatës, ne do të përgjigjemi, ndërsa ai duhet të jetë i gatshëm. Kjo nuk ka kurrfarë lidhje me Izraelin", u tha Bajdeni gazetarëve. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR