• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bajdeni, Harisi dhe Trampi e vizituan vendin e sulmeve të 11 shtatorit në Nju-Jork

Bajdeni, Harisi dhe Trampi e vizituan vendin e sulmeve të 11 shtatorit në Nju-Jork

Uahington, 11 shtator 2024 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden dhe nënpresidentja Kamalla Haris sot qëndruan përkrah ish presidentit Donald Tramp dhe nënpresidentit të tij Xhej Di Uens në shënimin e 23-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit në rrokaqiejt në Nju-Jork, në të cilët u vranë gati 3.000 njerëz. 

Nuk ishin caktuar deklarata në vendin e ashtuquajtur “Graund zero”, ku aeroplanët i rrëzuan dy rrokaqiejt në Qendrën Tregtare Botërore. Emrat e të vdekurve i lexuan të afërmit e tyre. 

Haris, kandidatja demokratike për presidente dhe Trampi, rivali i saj republikan, u paraqitën bashkë sot në mëngjes pas debatit të nxehtë në Filadelfia, vetëm tetë javë para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. 

Harisi dhe Trampi u përshëndetën dhe folën shkurt pak para komemoracionit. 

Pas Nju Jorkut, Bajdeni dhe Harrisi planifikojnë të fluturojnë për në Shenksvill, Pensilvani, ku udhëtarët në fluturimin 93 të Junajted ndaluan terroristët dhe aeroplani u rrëzua në një fushë, duke parandaluar një sulm tjetër. Më pas ata do të kthehen në Uashington për të vizituar memorialin në Pentagon, i cili gjithashtu u godit nga sulmet. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR