• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajdeni ftohet ta mbajë fjalimin vjetor për gjendjen në Union para Kongresit më 7 mars

Bajdeni ftohet ta  mbajë fjalimin vjetor për gjendjen në Union para Kongresit më 7 mars

 Uashington, 6 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, Majk Xhohnson, ka ftuar presidentin amerikan  Xho Bajdenin që më 7 mars të mbajë fjalimin vjetor për gjendjen e Unionit, raporton BTA.

Në letrën dërguar Shtëpisë së Bardhë sot, Xhohnson i bëri një ftesë zyrtare Bajdenit për të mbajtur fjalim në seancën e përbashkët të Kongresit. Ai tha se e ftonte Bajdenin "në këtë moment sfide të madhe për vendin tonë". 

Fjalimi i këtij viti do t'i japë Bajdenit një mundësi për të elaboruar më tej vizionin e tij më të gjerë dhe prioritetet e politikave në prag të fushatës  për rizgjedhje në nëntor. 

 Fjalimi i Bajdenit  vjen pas disa afateve kritike për të shmangur një mbyllje të qeverisë federale të SHBA.

Financimi i agjencive federale që mbikëqyrin programet e veteranëve, si dhe transportin, strehimin, bujqësinë dhe energjinë, skadon më 19 janar. Financimi për pjesën tjetër të qeverisë federale, duke përfshirë Pentagonin, Departamentin e Shtetit dhe Ministrinë e  Sigurisë Kombëtare, do të përfundojë më 2 shkurt. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR