Bajdeni fali 39 persona për vepra jo të dhunshme, ndërsa ua ulë dënimet 1.500 të tjerëve
- Presidenti amerikan në largim Xhozef Bajden sot publikoi se ka falur 39 persona të dënuar për krime jo të dhunshme dhe ua ndryshoi dënimet gati 1.500 personave të cilët vuanin dënime të gjata me burg.
- Post By Fami Bajrami
- 13:52, 12 dhjetor, 2024
Uashington, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan në largim Xhozef Bajden sot publikoi se ka falur 39 persona të dënuar për krime jo të dhunshme dhe ua ndryshoi dënimet gati 1.500 personave të cilët vuanin dënime të gjata me burg.
Falja dhe ulja e dënimeve erdhën një javë pasi Bajdeni nënshkroi falje të pakushtëzuar për djalin e tij Hanter.
Zyrtarët thanë javën e kaluar se Shtëpia e Bardhë po u përgjigjet kërkesave që Bajdeni të shpreh të njëjtën mëshirë për mijëra persona të cilët janë dëmtuar nga sistemi i drejtësisë.
Sot u paralajmëruan falje për ata të cilët ishin në arrest shtëpiak gjatë pandemisë së Kovid-19. Bajdeni tha se këta persona do të kishin marrë dënime më të shkurtra nëse do të ishin akuzuar sipas ligjeve, politikave dhe praktikave të sotme.
Ndërsa, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp i cili merr funksionin më 20 janar, paralajmëroi se në ditën e tij të parë në detyrë do të falte personat që morën pjesë në sulmin në Kapitol Hill më 6 janar të vitit 2021. rq/
Foto: EPA