• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bajdeni e vazhdoi vlefshmërinë e dekretit për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkanin Perëndimor

Bajdeni e vazhdoi vlefshmërinë e dekretit për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkanin Perëndimor

Uashington, 21 qershor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se në pajtueshmëri me Aktin kombëtar për situata të jashtëzakonshme, mbetet në fuqi dekreti për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkanin Perëndimor.

Ai mbrëmë ka thënë se është e nevojshme zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur me Urdhrin ekzekutiv 13219 për Ballkanin Perëndimor.

“Aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetit pengues si dhe situata në Ballkanin Perëndimor e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së”, tha Bajden në mesazhin drejtuar Kongresit të postuar në ueb faqen e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas kumtesës së postuar në ueb faqen e Shtëpisë së Bardhë, urdhri ekzekutiv fillimisht u nënshkrua më 26 qershor 2001, ndërsa më pas u ndryshua me Urdhrin ekzekutiv të datës 28 maj 2003, që më vonë të zgjerohet sipas Urdhrit ekzekutiv 14033 dhe të mbetet në fuqi pas 26 qershorit 2023.

 

QËNDRONI TË LIDHUR