• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajdeni e hapi Samitin në Kemp Dejvid me liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugut

Bajdeni e hapi Samitin në Kemp Dejvid me liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugut

Uashington, 18 gusht 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot e hapi samitin historik në Kemp Dejvid me liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugut, duke thënë se të tre vendet “janë më të forta dhe bota është më e sigurt, kur jemi bashkë".

Bajden e përshkroi takimin si samitin e parë të pavarur midis liderëve të tre vendeve.

Duke iu drejtuar presidentit të Koresë së Jugut Jun Suk-Jol dhe kryeministrit japonez Fumio Kishida, Bajden tha: "Dua t'ju falënderoj të dyve për guximin politik që ju solli këtu".

Dita e sotme do të mbahet mend si historike, shtoi Bajdeni.

Krerët e shteteve do të krijojnë stërvitje vjetore ushtarake, duke përfshirë stërvitje të rregullta raketash balistike dhe do të diskutojnë për marrëveshje të reja për ndarjen e informacioneve të inteligjencës, thanë personat zyrtarë. Ata do të ndërmarrin hapa për të krijuar një linjë telefonike trepalëshe për liderët që të konsultohen në kohë krize dhe të zyrtarizojnë samitin e parë trepalësh të këtij lloji si një ngjarje vjetore.

Samiti nuk do të prodhojë një marrëveshje trepalëshe për mbrojtje kolektive, por do të theksojë "se një sfidë për cilin do vend është një sfidë për të gjithë", tha një zyrtar i lartë i administratës së Bajdenit", njoftoi Si-En-En. ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR