• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Bajdeni dy ditë u mor në pyetje në lidhje me dokumentet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë e tij në Delaver dhe zyrën në Uashington

Bajdeni dy ditë u mor në pyetje në lidhje me dokumentet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë e tij në Delaver dhe zyrën në Uashington

Uashington, 10 tetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden dy ditë ka qenë i intervistuar në hetimin e prokurorit special lidhur me dokumentet e klasifikuara, kumtoi mbrëmë vonë Shtëpia e Bardhë. 

Ai vullnetarisht u paraqit në intervistën e cila filloi të dielën, ndërsa mbaroi dje, thuhet në kumtesën e kabinetit të tij.

Dokumentet e klasifikuara u zbuluan në garazhin dhe një dhomë të shtëpisë së presidentit Bajden në Delaver.

Prokurori special Robert Hur me muaj e ka hetuar presidentin për shkak të të dhënave të ndjeshme të zbuluara në shtëpinë dhe zyrën e Bajdenit në Delaver në Uashington. 

Dokumentet e klasifikuara nga koha e Bajdenit si zëvendëspresident ishin zbuluar në garazhin dhe njërën dhomë në shtëpinë e presidentit në Vilmington, në shtetin federal Delaver. Dokumete qeveritare ishin gjetur dhe vitin e kaluar në zyrën e Bajdenit në qendrën "Pen Bajden" në Uashington, thonë nga Shtëpia e Bardhë. 

"Siç thamë që në fillim, presidenti dhe Shtëpia e Bardhë bashkëpunojnë me organet e hetuesisë. Do ta informojmë publikun për të gjitha risitë", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR