• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajdeni do tu ofrojë shtetësi emigrantëve ilegalë nëse janë të martuar me amerikanë

Bajdeni do tu ofrojë shtetësi emigrantëve ilegalë nëse janë të martuar me amerikanë

Uashington, 18 qershor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot ofroi rrugë për të marrë shtetësi për qindra mijëra emigrantë ilegalë të cilët janë të martuar me shtetas amerikanë, që është në kundërshtim të plotë me planet e rivalit të tij republikan Donald Tramp, i cili premton dëbime masive. 

Programi do të jetë i dedikuar për gati 500.000 çifte të shtetasve amerikanë të cilët jetojnë në SHBA të paktën 10 vjet deri në ditën 17 qershor, njoftoi sot Ministria e Sigurisë Kombëtare. 

Të drejtë shtetësie do të kenë edhe gati 50.000 fëmijë nën 21 vjet të cilët kanë prind i cili ka shtetësi amerikane. "Kjo do ta promovojë unitetin familjar dhe do ta fuqizojë ekonominë tonë", njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Në kundërshtim me planet e Trampit, meksikanët do të jenë përfituesit më të mëdhenj. 

Bajdeni, një demokrat që kërkon rizgjedhjen në nëntor, mori detyrën duke premtuar se do të tërheqë shumë nga politikat kufizuese të imigracionit të vendosura nga paraardhësi i tij Tramp, i cili po kërkon gjithashtu kthim në Shtëpinë e Bardhë. Por përballë një numri rekord të emigrantëve të kapur në kufirin meksikan, Bajdeni ka ashpërsuar qasjen e tij në muajt e fundit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR