• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajdeni do ta vizitojë Baltimorin, do të takohet me familjet e punëtorëve që humbën jetën

Bajdeni do ta vizitojë Baltimorin, do të takohet me familjet e punëtorëve që humbën jetën

Uashington, 5 prill 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xhozef Bajden sot do të vizitojë Baltimorin për të inspektuar vendin e shembjes së urës dhe për t'u takuar me familjet e gjashtë punëtorëve të ndërtimit që humbën jetën.

Një anije mallrash goditi urën "Fransis Skot Ki" më 26 mars ndërsa puna për pastrimin dhe rivendosjen e trafikut po vazhdon. Vizita e Bajdenit e cila do të përfshijë një turne ajror, vjen në momentin kur autoritetet shtetërorë dhe federale po paralajmërojnë opinionin për vështirësitë e mundshme ekonomike që mund të ketë mbyllja e portit për ekonominë rajonale, derisa mijëra punonjës të portit tani nuk punojnë, transmetojnë mediat amerikane.

Guvernatori i Merilend, Ves Mur i cili do ta shoqërojë presidentin e SHBA-së tha në intervistat televizive përpara vizitës se pastrimi dhe restaurimi i urës është thelbësor për tregtinë në të gjithë vendin.

"Kjo nuk ndikon vetëm te qytetarët e Merilend. Kjo ndikon dhe te fermerët e Kentakit. Kjo ndikon dhe tek shitësit e makinave në Ohajo. Ndikon dhe tek pronarët e restoranteve në Tenesi dhe në të gjithë vendin dhe rritjen tonë ekonomike”, deklaroi Mur për kanalin MSNBC. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR