• e hënë, 08 korrik 2024

Bajdeni do të urdhërojë ushtrinë amerikane të ndërtojë një port në Gaza për ndihmë humanitare

Bajdeni do të urdhërojë ushtrinë amerikane të ndërtojë një port në Gaza për ndihmë humanitare

Uashington, 7 mars 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xhozef Bajden do t'i thotë Kongresit sonte se do të urdhërojë ushtrinë amerikane të ndërtojë një port në Gaza për të transportuar ndihma humanitare nga deti në territorin e rrethuar palestinez.

"Sonte, presidenti do të thotë në fjalimin e tij për gjendjen e kombit se do të urdhërojë ushtrinë amerikane të kryejë një mision emergjent për të krijuar një port në Gaza", u tha gazetarëve një zyrtar i lartë amerikan i paidentifikuar.

Bajdeni do të mbajë një fjalim tradicional presidencial në mes të fushatës për zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në fund të vitit, në të cilat ai pritet të jetë kandidat i demokratëve. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR